Gjithmonë duhet të ecim mbë të.
Shkallët janë symbol i ambicieve dhe paraqesin nevojën e njeriut për të shkuar sa më lart, transmeton portali arbresh.info.
Anë mbanë botës, shikoni se cilat janë shkallët më spektakulare. Do të mbeteni pa mend!
Kështjella Chambord, Francë

Me shkallët dy spiarëlshe, mrekullia e disajnimit të këtyre shkallëve të mahnitshme i atribuohet Leonardo da Vinçit.
Muzeu i Vatikanit

Këto shkallë madhështore në formë spirale gjenden në Muzeun e Vatikanit. U krijuan nga Giuseppe Momo në vitin 1932 dhe konsiderohen si shkallët më të fotografuara në botë.
Minarja El-Malawija, Irak

Spiralja e Minares të Xhamisë së Madhe të Samaras është ndoshta edhe ndërtesa e fundit e mbetur nga Halifatit Abasit. E ndërtuar në shekullin e 9-të, kjo strukturë e xhamisë, konsiderohet si më e ndërtesa më e madhe në botë gjatë asaj kohe.
Angkor Wat, Kamboxhia

Një nga shtatë mrekullitë e botës është tempulli i Angkor Wat dhe konsiderohet si kryevepër arkitektonike e shek. 12-të. Disa miliona njerëz në vit e vizitojnë tempulin dhe u ngjiten shkallëve. Legjenda thotë se këto shkallë të pjerrta për t’ju kujtuar vizitorëve se arritja e parasajsës është detyrë e vështirë.
Chand Baori, Rajasthan, India

Chand Baori, i ndodhur në Rajasthan, Indi, është një nga puset më të mëdha në botë. E ndërtuar në shek.8-të dhe 9-të, ndërtesa ka 3,500 shkolla. Vendi ka hyrë në trashëgiminë kulturore të Indise.
Shpella Batu, Malajzi

Këto shpella gjenden të vendosura në 122m mbi nivelin e detit dhe janë shtëpi të një tempull 113-vjeçar që i dedikohen ârttikeya, bir i Shiva. Për të arritur në majë të tempullit duhet të kaloni 272 shkallë.
Mali Tianmen, Kinë

Ky mal ndryshe quhet ‘porta e Parajsës’ sepse maja e malit është aq e lartë sa duket sikur do të prekni qiellin. Për të arritur deri te shpella në mal, duket kaluar 999 shkallë./Arbresh.info
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...