Zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë Fadil Arifi takoi sot përfaqësuesit e CDF-së (Community Development Fund) Fondi për Zhvillim Komunitar, Nermin Mahmuti – Drejtoreshë Ekzekutive dhe Gramen Taraku – Menaxher i Projektit Via Dinarica për Kosovë. CDF është njëri nga përfituesit e granteve të BE-se në fushën e zhvillimit dhe promovimit të turizmit, përkatësisht nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (Regional Co-operation Council). MTI është duke koordinuar dhe bashkëpunuar ngushte me RCC në zhvillimin e sektorit të turizmit. Në takim mori pjesë edhe Këshilltari i Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë Mervan Rexhepi, Udhëheqësja e Divizionit të Turizmit si dhe zyrtarë tjerë nga Departamenti i Turizmit dhe Departamenti për Integrim Evropian brenda MTI-së
Fillimisht Zëvendësministri i Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë Fadil Arifi përshëndeti të pranishmit dhe përgëzoi CDF-në për grantin e fituar duke ofruar bashkëpunim të plotë në zhvillimin dhe promovimin e turizmit në Kosovë.
Pastaj Lumturije Geci, informoi përfaqësuesit e CDF-së për arritjet dhe planet e Departamentit të Turizmit dhe i njoftoi ata për fushat e bashkëpunimit duke u siguruar që do të kemi bashkëpunim të ngushtë dhe përkrahje të vazhdueshme.
Nermin Mahmuti – Drejtoreshë ekzekutive e CDF-se beri një prezantim per projektet dhe aktivitetet e CDF-se në të kaluarën dhe planet per te ardhmen.
Kurse Gramen Taraku – menaxher i projektit Via Dinarica për Kosovë prezantoi planin dhe aktivitetet e projektit për zhvillimin dhe promovimin e turizmit në Kosovë i cili përfshin tri ekonomitë e Ballkanit Perëndimor si një projekt ndërkufitar midis Kosovës, Shqipërisë dhe Malit te Zi, respektivisht zgjerimi shtigjeve i Via Dinarica ne një sipërfaqe prej 50 km, projekt i cili ngërthen katër komunat si: Peja, Deçani, Gjakova dhe Juniku. Projekti ka filluar në nëntor 2018 dhe do të përfundoje në qershor 2019.
Në takim u diskutua edhe për aktivitetet e Grupit te Eksperteve te Turizmit nga Kosova si anëtarë të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC).
Takimi u mbyll me zotimet për bashkëpunim të vazhdueshëm për zhvillimin dhe promovimin e turizmit te Kosovës./Arbresh.info
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...