Kryeparlamentari Kadri Veseli ka marrë sot pjesë në fillimin e vazhdimit të punimeve për ndërtimin e rrugës Milloshevë – Mitrovicë.
Veseli me këtë rast ka thënë se ndërtimi i kësaj rruge që do të mbajë emrin e tre heronjve, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha shënon një hap drejt zhvillimit ekonomik të vendit, përcjell Arbresh.info.
“Vazhdimi i ndërtimit të autostradës Prishtinë-Mitrovicë, që do të mbajë emrin e tre heronjve – Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha – shënon një hap drejt përmbylljes së ndërtimit të infrastrukturës sonë rrugore, që është nga më modernet në rajon. Kjo rrugë do të shkojë deri në Jarinjë, për ta lidhur kështu Kosovën me korridoret e reja ndërkombëtare. Autostradat tona nuk janë veç një mundësi më e lehtë qarkullimi, por do t’i shërbejnë zhvillimit ekonomik të vendit dhe rrjedhimisht hapjes së vendeve të reja të punës”, ka shkruar Veseli në Facebook./Arbresh.info
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...