Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, me propozim të Ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka marrë vendim për themelimin e Këshillit Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi.
Ministri Beqaj, me rastin e propozimit për themelimin e Këshillit Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi, ka theksuar se formimi i këtij Këshill ka për qëllim koordinimin e të gjithë akterëve relevantë për fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë.
“Qëllimi i themelimit të Këshillit Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi është koordinimi i të gjithë akterëve relevantë qofshin institucional, qofshin ata të biznesit apo të shoqërisë civile, për fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë”, ka thënë ministri Beqaj.
Këshilli Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi në bazë të vendimit të sotëm do t’i ketë 17 anëtarë, ndërsa fushëveprimtaria e tij do të rregullohet me rregullore të veçantë e cila do të harmonizohet në Këshill dhe do të miratohet nga Qeveria e Kosovës.
Ministri Beqaj, po ashtu ka sqaruar se themelim i Këshillit nuk ka implikime financiare shtesë, sepse është e përfshirë brenda buxhetit të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Këshilli do të udhëhiqet nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...