Ka bazë të dyshimit që ndërprerjet e energjisë janë bërë për të eksportuar energjinë, jo për të përmirësuar defektet, tha deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala.
Sipas tij, mënyra se si KEK-u i ka dhuruar KEDS-it 20 milionë euro të ndara nga qeveria, është bërë pa transparencë dhe pa procedurë ligjore.
“Pse qeveria i ndau 20 milionë KEK-ut e KEK-u ia dha KEDS-it? Pra, ia ka dhënë pa transparencë, pa procedurë ligjore. Pse ne e prodhojmë me 29.5 euro MW. Sa janë bërë reduktimet gjatë kësaj periudhe, a është inspektuar nga Zyra e Rregullatorit ndërprerjet e energjisë që ka bazë të dyshimit që shumë ndërprerje janë bërë për të eksportuar energjinë, por jo për të përmirësuar defektet ?”, deklaroi Shala në tëvë1.
Ndërkaq vitin e kaluar Qeveria e Kosovës ka ndarë 20 milionë euro për Korporatën Energjetike të Kosovës për mbështetje të tejkalimit të krizës energjetike në vend.
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran