Sektori mikrofinanciar realizoi profit në vlerë prej 7,4 milionë euro

09:50 | 15 Korrik 2018

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se sektori mikrofinanciar realizoi profit në vlerë prej 7.4 milionë euro, që përbën një rritje të konsiderueshme vjetore krahasuar me profitin e realizuar në vitin 2016 prej 4.0 milionë euro.

“Norma mesatare e interesit në kreditë e sektorit mikrofinanciar në dhjetor 2017 ndërroi kahje dhe ndërpreu trendin rënës të dy viteve të kaluara, duke shënuar rritje në 22.6 përqind nga 21.3 përqind sa ishte në dhjetor 2016. Norma e interesit për kreditë ndaj ekonomive familjare regjistroi rritje prej 1.6 pikë përqindje, ndërsa norma e interesit në kreditë ndaj ndërmarrjeve regjistroi rritje prej 1.3 pikë përqindje”, thuhet në raportin vjetori të BQK-së, raporton RTKlive.

Në kuadër të kredive ndaj ndërmarrjeve, sektori i shërbimeve rezultoi të ketë normën më të ulët të interesit në kredi. Ndërsa, sektori i industrisë vazhdon të ketë normën më të lartë të interesit në kredi.

“Kontribuues kryesor në këtë rritje ishte rritja më e lartë e të hyrave (kryesisht e atyre nga interesi) prej 28.8 përqind, krahas rritjes së shpenzimeve prej 17.9 përqind (figura 41). Si rrjedhojë e rezultatit financiar pozitiv gjatë vitit 2017, treguesit e profitabilitetit shënuan përmirësim. Niveli i kredive joperformuese në raport me gjithsej kreditë në vitin 2017 u zvogëlua për 0.3 pikë përqindje, nivel ky më i ulëti në vitet e fundit dhe zbriti në 2.5 përqind. Për më tepër, niveli i mbulueshmërisë së kredive joperformuese me provizione vazhdoi të jetë i lartë me raport prej 190.3 përqind”, thuhet në raportin vjetori të BQK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara