Grupi organizativ i protestës “Asnji cent ma shumë!”, ka shtyrë protestën për ditën e premte, shkruan arbresh.info.
“Ju njoftojmë që konferenca e paraparë të mbahet sot shtyhet për një ditë tjetër. Ky anulim vie si pasoje e shtyrjes se protestës për të premten, datë 25 shkurt. Për detajet tjera, do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e organizatës.
Protesta ishte paralajmëruar se do të mbahet, të martën, ndërsa sot në një konferencë për medie do të bëheshin të ditura detajet, shkruan arbresh.info.
“Ju ftojmë në konferencë për media për protestën ‘Asnji cent ma shumë!’ kundër shtrenjtimit të rrymës, të paraparë të mbahet të martën, me datë 22.02.2022. Në konferencë do të shpalosen disa nga informacionet kyçe për protestë. Konferenca do të mbahet sot më datë 21.02.2022 në ora 11:00 pranë ndërtesës se Qeverisë”, thuhej në njoftimin e organizatës./arbresh.info/
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...