Presidenti i “Mabetex Group”, Afrim Pacolli, u dekorua sot “Qytetar nderi” i Astanës.
Ky çmim i veçantë u dorëzua nga kryetari i Astanës, Zhenis Makhmuduly Kassymbek, duke njohur kontributet e mëdha të Pacollit në zhvillimin e qytetit, raporton Arbresh.info.
Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe zëvendes Presidenti i “Mabetex Group”, Agim Pacolli.
Ky çmim ipet me urdhër të Presidentit të Kazakistanit. Kjo është njëra ndër shumë dekoratat që Pacolli ka pranuar nga ky shtet.

Pacolli, duke falënderuar Presidentin e Republikes se Kazakistanit Kassym Jomart Tokayev, Kryetarin e Astanës, Zhenis Makhmuduly Kassymbek dhe deputetët e pranishem, u shprehë se ky çmim është motiv shtesë për të punuar edhe më shumë për qytetin e Astanës.
“Ky çmim ju shtua shumë çmimeve të tjera që kam pranuar nga shteti i Kazakistanit dhe është një motiv shtesë për të punuar edhe më shumë për qytetin e Astanës.”

Ai falënderoi me zemër gjithë familjen e tij për përkrahjen e pashtershme që i japin gjatë gjithë kohës dhe gjithë bashkëpunëtorët e “Mabetex Group”, të cilët janë pjesë e këtij çmimi.
“Kjo dekoratë nuk është vetëm e imja por edhe e gjithë familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të “Mabetex Group,” shtoi Pacolli.

Ngjarja vuri në pah përkushtimin e Pacolli dhe përpjekjet bashkëpunuese të “Mabetex Group” në kontributin për rritjen dhe prosperitetin e Astanës.
Nderimi është një dëshmi e punës së palodhur dhe përkushtimit të Pacolli dhe Mabetex Group në zhvillimin e së ardhmes së qytetit./Arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...