Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se marrëveshja mes KOSTT dhe ENTSO-E mundëson bashkëpunimin me mes të sistemeve energjetike të Kosovës dhe Shqipërisë.
Pacolli përmes një postimi në facebok ka shkruar gjithashtu se përmes saj Kosova lirohet nga ndikimi i Serbisë në sektorin energjetik, shkruan arbresh.info.
Ai ka falënderuar gjithashtu palët e kyçura në këtë projekt
“Zhvillimi energjetik dhe pavarësia energjetike është parametri kryesor që garanton zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, por jo vetëm. Hyrja ne fuqi e marrëveshjes së interkonjeksionit në mes te KOSTT dhe ENTSO-E, që mundëson bashkëpunimin në mes të sistemeve energjetike të Kosovës dhe Shqipërisë, do të jetë një lehtësim i madh për furnizim të rregullt dhe operim të pavarur të sektorit energjetik në Kosovë. Përfundimisht, Kosova lirohet nga ndikimi i Serbisë në sektorin energjetik. Falenderoj të gjitha palët e kyqura në këtë proces e në veqanti, Ambasadën Gjermane, Ambasaden e SHBA-së, Bankën Gjermane për Zhvillim, USAID-in, etj. Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë tanë!”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...