Bllokimi për më shumë se një vit i hapjes së minierës të re të thëngjillit në fshatrat Hade dhe Shipitullë të Komunës së Obiliqit, ka bërë që Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) të mos ketë thëngjill të mjaftueshëm për t’u ndarë edhe punëtorëve të vet.
Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Skënder Bucolli ka thënë se bllokimi i hapjes së minierë së re ka bërë që KEK të jetë në kohë të vonuar për të nxjerrë thëngjill.
Sipas tij, dinamika e punës në djerrinë duhet zhvilluar kryesisht para fillimit të vjeshtës. “KEK është duke luftuar më kohën për stabilizimin e masave të dheut para shirave dhe ngricave për zhvillime të mëtejmë të mihjes, si dhe për te siguruar qymyr të mjaftueshëm për operimin e dy termocentraleve gjatë sezonit të dimrit”, tha zëdhënësi Bucolli, për Telegrafin.
“Shkak i këtyre sfidave si dhe për faktin së Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka paralajmëruar ndalesën e ngrohjes së amvisërive me thëngjill, në këtë kohë nuk jemi në gjendje të ofrojmë ndonjë fushë brenda mihjes për dhënien e qymyrit për punëtorë me kompensim, siç ishte praktikuar deri më tani”, ka bërë të ditur zëdhënësi i KEK-ut Skënder Bucolli, shkruan Telegrafi.
Më herët gjatë një interviste për media ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka paralajmëruar se do ta ndalojnë përdorimin e thëngjillit për ngrohje për ta ruajtur ambientin.
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person, dërgohet në ...
Sonte nis faza e zjarrtë e play-offit, Bashkimi e pret Borën...