Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se afati për aplikim për 100 eurot që i shpërndau qeveria është i hapur edhe nesër.
“Për të gjithë ata që ende nuk kanë aplikuar për masat nga Pako e Përballjes me Inflacion 2.0 (studentët dhe punëtorët e sektorit jo-publik), afati për aplikim është i hapur edhe nesër. Sigurohuni që të dhënat që i plotësoni të jenë të sakta, në mënyrë që aplikimi juaj të mund të procesohet me sukses”, u shpreh Murati.
Ai ka shtuar se studentët mund të aplikojnë përmes eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar, kurse punëtorët e sektorit jo-publik mund të aplikojnë përmes formularit në faqen e ATK-së./Arbresh.info
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...
Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigur...
William Walker dhe Wesley Clark në mesin e dëshmitarëve të f...
Arrestohet i dyshuari për mashtrim me tender të Policisë së ...
Basha dhe Malaj diskutojnë projektet infrastrukturore Kosovë...