Gjatë vitit që lamë pas në Kosovë janë regjistruar mbi 355 mijë mjete motorike dhe jomotorike.
Në 2019-en sipas raportit “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ky numër është rritur për 3.54% në krahasuar me vitin 2018, shkruan arbresh.info.
Nga të gjitha llojet e mjeteve motorike dhe jomotorike, numri më i madh është i veturave ose saktësisht 291,295 vetura.
Gjithashtu janë regjistruar 2,135 autobusë e 2,087 motoçikleta.
Edhe numri i mjeteve të punës nuk është i vogël, janë regjistruar 1,851 traktorë dhe rreth 1 mijë rimorkio të dy llojeve.

Ndryshe sipas të dhënave të prezantuara në vitin 2019 në territorin e Kosovës kishte 2,311.7 km rrugë, ku në kategorinë e rrugëve Auto udhë janë 5.9%, Nacionale 28.8% ndërsa 65.3% janë rrugë Regjionale.
Nga gjithsej 2,311.7 km rrugë, 2,210.7 km apo shprehur në përqindje 95.6% janë rrugë të asfaltuara, ndërsa 101 km apo 4.4 % e rrugëve janë të pa asfaltuara./arbresh.info/

Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë