Mbi 24 mijë familje në Kosovë jetojnë nga skema e ndihmës sociale.
Shuma mujore e kësaj ndihme ndryshon varësisht nga numri i anëtarëve të familjes, shkruan arbresh.info.
Ata marrin nga 50 deri në 150 euro, sa më i madh të jetë numri i anëtarëve të familjes aq më e madhe do të jetë edhe ndihma sociale.
Nëse është vetëm një anëtar merr 50 euro ndërsa nëse janë dy marrin 68,75 euro. Një familje 10 anëtarshe merr 125,00 euro çdo muaj, teksa familja me 15 anëtare merr 150 euro.

Sipas raportit “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e parë (TM1) 2020 , të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në muajin janar të këtij viti, 24.229 familje kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale.
Ky numër ishte zvogëluar duke rënë në 24.178 familje, e që prapë ishte rritur në muajin mars 24.198 familje./arbresh.info/
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...
Putini kërkon ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Ir...
Haradinaj uron 7 Marsin: Mësuesit janë shtylla e edukimit dh...
Zëdhënësi i Qeverisë: VV e kandidoi Konjufcën në fund të afa...
Vedat Muriqi rikthehet te goli, shënon në udhëtim te Osasuna