Analisti financiar, Hekuran Murati, ka thënë se nuk ka logjikë arsyetimi se bizneset ende kanë në stoqe produkte serbe dhe me to po mbajnë të mushura raftet.
Murati në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se në bazë të logjikës, në Kosovë ka kontrabandë me mallrat serbe dhe sipas tij ajo kontrabandë nuk është në sasi të vogël.
“Jemi në muajin e gjashtë prej se është vendosur taksa, dhe nëse mendojmë se stoqet qëndrojnë gjashtë muaj, atëherë është i palogjikshëm importi nëse një firme i mjaftojnë gjashtë muaj për të importuar një kamion me mall”.
“…Ka raste kur kombit janë ofruar shpinë për shpinë duke shkëmbyer mallrat e kontrabanduar”.
Analisti financiar ka thënë se edhe pse ka dyshime të bazuara se produkteve po u ndryshohet origjina, kjo është më e mirë se të futen pa doganë fare. Ai ka thënë se ka rënie të importimit të produkteve nga Shqipëria.
“Më mirë është që të futen produktet serbe nga Maqedoni e të paguajnë TVSH 18%, se të futen si të kontrabanduara e të mos paguajnë fare”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Murati ka thënë se ka pasur masa tjera që ka mundur të ndërmarrë shteti për të ndihmuar prodhuesit vendor, ndërsa sipas tij taksa ka pasur efekt politik.
Juventusi i bindur se do të arrijë marrëveshje me yllin e Ma...
Karantinë për 42 ditë, pacienti francez pozitiv me hantaviru...
Agim Veliu përfshihet në listën e deputetëve të LDK-së
Ardian Gjini bartës i listës së AAK-së për zgjedhjet e 7 qer...
Mësimdhënësja në Ferizaj gjen portofolin me mbi 2 mijë euro ...
Ramiz Lladrovci kritikon vendimin e PDK-së për Fatmir Limaj:...