Më 12 korrik u mbajt Samiti i Trieshtës së vazhdimsi e procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Përendimor ku mori pjesë edhe minstri i Infrastrukturës Lutfi
Zharku.
Gjatë samitit kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me homologët e tjerë të WB6, nënshkroi Traktatin e transportit të vendeve të Ballkanit përmendimor me Bashkimin Evropian, i cili pritet të jetë instrument i rëndësishëm në zhvillimin e transportit dhe infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore dhe me ndikim të madh në zhvillimin ekonomik të vendit.
Ministri Zharku mori pjesë në sesionin e ministrave të transportit ku u diskutua rëndësia e Traktatit të transportit si dhe siguria në komunikacionin si qështje, me
focus të veçantë në të gjitha vendet.
Gjatë këtij samiti, ministri Zharku mori pjesë edhe në takimin e kryeministrit Mustafa, me komisioneren për transport zonjën Violeta Bulc si dhe me
zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller?
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...