Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari kanë vizituar kultivuesit e pemëve të imta dhe blegtorët e kësaj komune, për të parë nga afër ecurinë e aktiviteteve bujqësore të këtyre fermerëve.
“Në programet mbështetëse përmes granteve investive dhe subvencioneve do ta përkrahim prodhimtarinë bujqësore dhe blegtorale në këtë komunë, duke ndikuar kështu në rritjen e sasisë dhe cilësisë së këtyre prodhimeve”, ka thënë Ministri Mustafa.
Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari falënderoi Ministrin Mustafa për mbështetjen e tij të vazhdueshme për prodhuesit bujqësor të këtij rajoni dhe theksoi se vetëm përmes kësaj përkrahje këta prodhues mund t’i tejkalojnë edhe sfidat me të cilat ata janë përballur gjatë muajve të fundit.
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...