Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekurani Murati, priti sot në takim deputetët e Komisionit për Çështje të Punës dhe Sociale të parlamentit gjerman.
Takimi, sipas njoftimit, u fokusua në situatën ekonomike të vendit, me theks të veçantë në fushën e punësimit.
Ministri Murati e njoftoi Komisionin lidhur me kushtet e tregut të punës në Kosovë, duke përmendur rritjen e pjesëmarrjes së grave dhe të rinjve si një ndër të arriturat kryesore në këtë fushë.
“Deputetët gjermanë u njoftuan edhe lidhur me proceset që po ndërmerren nga aspekti administrativ, përfshirë këtu riorganizimin e Agjencisë së Punësimit, ngritjen e kapaciteteve të Inspektoriatit të Punës e kështu me radhë”, thuhet në njoftim.
Së fundmi, Ministri dhe deputetët gjermanë diskutuan lidhur me mundësitë e bashkëpunimit, si dhe shkëmbimin e praktikave më të mira mes të dyja vendeve./Arbresh.info/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë