Ministri për Zhvillim Ekonomik Valdrin Lluka sot ka mbajtur premtimin e tij duke formuar Bordin Mbikëqyrës të gjigantit metalurgjik “Trepça”, shkruan portali arbresh.info
Ai në muajin mars kishte thënë se qysh në fillim të muajit prill do t’i jepej një epilog situatës së krijuar prej kohësh.
“Bordin presim ta kemi funksional, pasi ka pasur lëvizje në fillim të prillit një bord aktiv. Më 25 mars është faza e intervistave. Janë 9 anëtarë të Bordit, 2 vijnë nga përfaqësuesit e punëtorëve pasi janë 20 për qind aksionarë dhe 7 të Qeverisë”, kishte thënë Lluka.
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar shqyrtimin e propozimit të Komisionit Rekomandues për emërimin e anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Trepçës.
Për anëtarë janë propozuar: Esat Peci, Shyqeri Sadiku, Naser Peci, Ardian Syla, Feriz Fetahu dhe Xhafer Nuni./Arbresh.info/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...