Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se pas katër raunde të negociatave, është arritur Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me shtetet anëtare të EFTA-s (Norvegji, Zvicër, Lihtenshtajn dhe Islandë).
Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri theksoi se nënshkrimi i marrëveshjes pritet të bëhet në fillim të vitit të ardhshëm, transmeton Arbresh.info.
“Në mars të vitit 2022, gjatë vizitës në Norvegji dhe takimit me ministrin norvegjez të Tregtisë dhe Industrisë, Jan Christian Vestre, patëm paraqitur kërkesën tonë për të avancuar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me vendet anëtare të EFTA-s, nga Deklarata e Përbashkët në Marrëveshje Tregtare”, ka shkruar Kurti.
“Dy vjet e gjysmë më vonë, e pas katër raunde të negociatave të lansuara në qershor të vitit 2022, kemi Marrëveshje të Tregtisë së Lirë me shtetet anëtare të EFTA-s, anëtare e së cilës është Norvegjia, së bashku me Zvicrën, Lihtenshtajnin dhe Islandën. Nënshkrimi i Marrëveshjes pritet të bëhet në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Kurti.
Sipas kreut të ekzekutivit kosovar, kjo marrëveshje krijon mundësi të reja për prodhuesit dhe kompanitë tona vendore.
“Përfaqësimi i Republikës së Kosovës në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA-së, gëzon trajtim të barabartë. Jemi i vetmi vend në rajon që përveç negocimit për tregti të mallrave, ka negociuar edhe për tregti të shërbimeve me EFTA-n. Kjo marrëveshje do të krijojë mundësi të reja për prodhuesit dhe kompanitë tona vendore dhe do të forcojë partneritetin ekonomik dhe tregtar ndërmjet Republikës sonë dhe shteteve anëtare të EFTA-s”, tha Kurti./Arbresh.info
Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërti...
Putin bisedë telefonike me Pezeshkian, ofron ndërmjetësim pë...
Pakistani do të vazhdojë të ndërmjetësojë bisedimet e paqes ...
Sinner e mposht Alcarazin në Monte Carlo dhe ia rrëmben vend...
Haxhiu uron besimtarët ortodoksë: Kremta e Pashkëve na rikuj...
Ballkanit i ikën fitorja nga duart, Gjilani merr një pikë në...