Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvalloni dhe Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajtën sot një takim virtual me Drejtoreshën Menaxhuese të BERZh-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe, dhe ekipin e saj.
Kryeministri Kurti falënderoi Ruhe për mbështetjen e deritanishme që BERZh-i i ka dhënë shtetit të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Ai foli për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit, duke theksuar këtu nevojën për rritje të dinamikës në zbatimin e projekteve infrastrukturore siç është ai i rehabilitimit të linjës hekurudhore Han i Elezit – Leshak. Po ashtu, u diskutua edhe mbi idenë e krijimit të një mekanizmi të përhershëm për implementimin e projekteve infrastrukturore.
Në takim u diskutua edhe për ndërmarrjet publike dhe tranzicionin e tyre nën ombrellën e një fondi sovran, ashtu që të sigurohet një funksionim më i mirë i tyre.
Gjithashtu, u diskutua edhe për mbështetjen e sektorit privat nga ana e BERZh-it, me vëmendje të veçantë ndaj ndërmarrjeve që udhëhiqen nga gratë.
Ruhe uroi kryeministrin Kurti për rezultatin zgjedhor, dhe tha se BERZh-i do të vazhdojë mbështetjen e mëtutjeshme të projekteve zhvillimore, sidomos atyre që çojnë drejt një ekonomie të gjelbër./arbresh.info/
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...