Shefja e deputetëve të Lëvzijes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka treguar arsyet e thirrjes së seancës së Kuvendit të Kosovës, për të diskutuar për çështjen e presidentit.
Ajo ka përsëritur se nga partitë opozitare nuk kanë pranuar asnjë nënshkrim lidhur me emrat për këtë post, derisa ka thënë se Kuvendi duhet të jetë institucioni ku diskutohet të gjitha çështjet me rëndësi.
“Kuvendi është vendi ku duhet të diskutohen çështjet thelbësore për vendin dhe zgjedhja e presidentit nuk është çështje procedurale, por moment ku duhet të diskutohet për konsensus e vullnet politik. Kemi pritur për nënshkrimet e deputetëve të partive tjera, nuk kam pranuar asnjë nënshkrim, e asnjë diskutim lidhur me këtë çështje Atëherë e kemi parë të nevojshme që të diskutojmë në këtë seancë.”, ka thënë ajo në fillim të seancës, e cila është bojkotuar nga partitë opozitare.
PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja nuk kanë marrë pjesë në këtë seancë, duke e cilësuar ftesën si joserioze, manipulim dhe teatër politik nga partia në pushtet, pasi sipas tyre, ajo është përgjegjëse për krizën politike.
KDI: Zgjedhja e Presidentit pa kuorumin e nevojshëm cenon dr...
Nuk ka president as sonte, seanca vazhdon nesër
Zemaj: Ky është puç kushtetues
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...
FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026