Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pritën sot në takim zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Anna Bjerde, drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda van Gelder, drejtoreshën e re rajonale për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu, si dhe Menaxherin e zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci.
U bisedua për stabilitetin institucional dhe indikatorët pozitivë.
Kryeministri veçoi rritjen e eksporteve dhe potencialin e madh në fushën e teknologjisë së informacionit si dhe angazhimin e qeverisë për digjitalizim.
Bjerde e përgëzoi Qeverinë për rritjen ekonomike që ishte ndër më të lartat në rajon.
Përfaqësuesit e Bankës Botërore thanë se presin që së shpejti të kalojë në kuvend marrëveshja për reformën sociale, sepse ajo është përgjigja e duhur ndaj krizës inflacionare dhe jo prekja e mjeteve të trustit pensional.
Si përparësi e pasuri e vendit tonë u theksua kapitali njerëzor, prandaj Qeveria është fokusuar te investimet në fëmijërinë e hershme, në kopshte e parashkollorë.
U fol për rëndësinë që ka arsimimi profesional në parandalimin e migrimit të të rinjve. Kryeministri theksoi mbështetjen e Qeverisë për vajzat në STEM, me qëllim të mbylljes së hendekut gjinor në profesione.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbështetjen e Bankës Botërore për Kosovën në shumë fusha. Ai veçoi projektin për përballjen me pandeminë Covid-19. Lidhur me situatën stabile aktuale në vend, u theksua se tash e disa ditë kemi regjistruar numra njëshifrorë të të infektuarve me këtë virus. Bjerde cilësoi si impresive shkallën e vaksinimit që Kosova ka arritur.
Duke biseduar për situatën aktuale me energji elektrike, u përmend edhe ndikimin i luftës në Ukrainë. Kryeministri bëri të ditur se jemi afër lansimit të Strategjisë së energjisë dhe ritheksoi përkushtimin e Qeverisë për energji të ripertëritshme.
The Telegraph ngre alarmin: Militantët serbë po luftojnë për...
Rooney kritikon Marescan: Ka zgjedhur ‘luftën’ e gabuar
Fushë Kosovën e presin shumë projekte infrastrukturore, para...
Presidentja Osmani shkon në Mitrovicë për t’a uruar kryetari...
BBC: Personat e armatosur në Sydney kishin lidhje me ISIS-in
Vdekja misterioze e argjentinases në Fushë- Kosovë, prindëri...