Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri i dorëzoi sot ministrit të Financave, Avdullah Hoti Raportin e Punës për vitin 2016.
Me këtë rast drejtori Imeri tha se është i kënaqur që po dorëzon raportin vjetor të punës për vitin 2016, brenda afatit ligjor ashtu siç është përcaktuar me ligj.
“Krahas qëllimit kryesor në vjeljen e të hyrave, ATK zhvillon aktivitete të shumta të bazuara në Planin Strategjik 2015-2020, si dhe planet tjera vjetore e periodike duke ofruar shërbime më të mira për tatimpaguesit, ngritje të profesionalizimit e transparencës, perceptim më të mirë mbi integritetin dhe ndershmërinë drejt ngritjes vullnetare në pagesën e tatimeve”, tha Imeri.
Ndërsa, ministri Hoti gjatë pranimit të raportit tha se kjo është hera e parë, që raporti vjetor dorëzohet në Ministrinë e Financave formalisht, ashtu siç e thotë edhe ligji.
Garcia qëndron me “këmbë në tokë”: Para meje luan Mbappe, ai...
Moti i keq shkakton probleme në Britaninë e Madhe
Inter triumfon ndaj Bolognas, rikthehet në krye të Serie A
Prindër bëni mirë të hiqni dorë nga këto mite që keni për fë...
Zbulim shqetësues, bateritë e iPhone mund të fryhen në aerop...
Vdes 85-vjeçarja në Sarandë pasi bie nga ballkoni i katit të...