Kryeministri Hoti vizitoi disa biznese në Gjilan dhe shikoi nga afër punën e tyre.
“Më vjen mirë që ka kompani me integritet, profesionalizëm të lartë dhe përvojë 30 vjeçare. Ekonomia e vendit ka filluar të stabilizohet sepse kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm për t’i ndihmuar bizneset dhe pjesa e dytë e zbatimit të pakos së rimëkëmbjes do të sjellë normalitet në shoqërinë tonë. Politikat tona për ekonomi janë të qarta dhe fokusi kryesor i zhvillimit ekonomik janë bizneset”, tha kryeministri Hoti.
Ai nënvizoi se, vetëm me një sektor privat të fuqishëm mund ta bëjmë vendin tonë pjesë të një zone ekonomike që do të bëhet së shpejti pjesë e Bashkimit Evropian./arbresh.info
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...