Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti takoi Drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë e Maqedoni të Veriut – Marco Mantovanellin.
Temë diskutimi me ekipin e Bankës Botërore ishte Memorandumi Ekonomik i Vendit (Country Economic Memorandum) si dhe perspektiva dhe sfidat në të ardhmen lidhur me zhvillimin ekonomik të vendit.
Guvernatori Mehmeti shpalosi pikëpamjet e Bankës Qendrore lidhur me perspektivën e zhvillimit ekonomik në përgjithësi dhe rolin e sektorit financiar si kontribuues kyç në financimin e ekonomisë, në veçanti.
Gjithashtu, njoftoi ekipin e Bankës Botërore për performancën e mirë të sektorit financiar në Kosovë, dhe potencoi rendësin e këtij sektori në mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit.
Guvernatori Mehmeti falënderoi Bankën Botërore për ndihmën dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe shprehu gatishmërinë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje.
Nga ana tjetër, drejtori i BB-së për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Marco Mantovanelli tha se institucioni që e drejton do të vazhdojë të mbajë në nivel të lartë bashkëpunimin me BQK-në, në realizimin e projekteve që për qëllim kryesor kanë zhvillimin e vazhdueshëm të sektorit financiar./arbresh.info/
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...