Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka hapur sot aplikimin për skemën ‘Qeveria për Familjet’ që synon punësimin afatgjatë të punëkërkuesve që nuk kanë asnjë anëtar të familjes të punësuar.
Kushtet për aplikim nga punëkërkuesit:
?T’i përkasin grup moshës 18-64 vjeçare;
?Të mos kenë asnjë anëtar të familjes të punësuar;
?Të jenë të regjistruar si të papunë/ punëkërkues në Agjencinë e Punësimit (APRK).
Kushtet për aplikim nga punëdhënësit:
?Bizneset të jenë të regjistruara dhe aktive në Administratën Tatimore të Kosovës;
* OJQ-të të jenë të regjistruara dhe aktive në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Mënyra e subvencionimit:
?Kompenzimi për punëdhënësin: 70% e pagës bruto (maksimumi 300 euro subvencionim nga Qeveria për punëtor);
?Personat e angazhuar përmes kësaj skeme nuk duhet të përbëjnë më shumë se 30% të stafit ekzistues të biznesit.
Për ndihmë dhe informata në procesin e aplikimit drejtohuni në Zyren e Punësimit të komunës suaj./arbresh.info/
Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut personi i ...
‘Më të mirat në botë’, pse SHBA-të po blejnë ani...
Shenjat e fshehura të stresit: Si t’i dalloni ato?
Simeone i del në mbrojtje Alvarezit: Brenda pak kohe, me sig...
Të kërkuarit nga Sllovenia i caktohet masa e paraburgimit në...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë hyn në fazën përfund...