Edhe një çmim i rëndësishëm ndërkombëtar për një projekt të ndërtuar nga Mabetex Group.
Projekteve të ndërtuar nga Mabetex Group ju shtua edhe një çmim i rëndësishëm ndërkombëtar.

Këtë herë, Aeroporti Ndërkombetar “Nursultan Nazarbayev” shpallet më i miri në Azinë Qendrore dhe vendet e CIS.
Presidenti i Mabetex Group, Afrim Pacolli, shprehet shumë i lumtur me këtë arritje dhe falënderon shumë familjarët dhe bashkëpunëtorët, të cilët kanë kontribuar në ndërtimin e kësaj kryevepre.

Aeroporti Ndërkombëtar “Nursultan Nazarbayev” në kryeqytetin e Kazakistanit u bë fituesi i çmimeve të aeroportit botëror në nominimin “The 2022 World Airport Awards”.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Paris në Terminalin e Pasagjerëve Expo 2022 më 16 Qershor.

Të njohura si Passengers Choice Awards, çmimet bazohen në vlerësimet e klientëve të shërbimit të aeroportit dhe standardeve të cilësisë së objekteve në mbi 500 aeroporte./arbresh.info/
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...
“Bukë, djathë & domate” – Drake rikthehet sërish ...
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin