Oficerët doganorë në Aeroportin e Prishtinës kanë parandaluar kontrabandimin e pajisjeve medicinave dentare me vlerë mbi 15 mijë euro.
Gjatë kontrolleve rutinore, dy shtetas turq janë selektuar për kontroll dhe në njërën nga valixhet është vërejtur se posedon të fshehura pajisje dentare.
Oficerët doganorë kanë gjetur edhe personin e tretë, i cili priste që të bënte transportin e këtyre pajisjeve, ndërkohë që në kontrollin e veturës janë gjetur mallra të kontrabanduara pa dokumentacion.
Me këtë rast njësitë e hetuesisë së doganës kanë lokalizuar edhe pranuesin e tyre ku edhe është bastisur një laborator dentar në Mitrovicë, ku janë gjetur mallra të kontrabanduara.
Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe janë procedura për kundërvajtje doganore gjithashtu edhe ndaj personave përgjegjës janë iniciuar procedurat, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë