Google ADS

Dogana gjen Coca Cola, Domestos, produkte kozmetike, e lodra për fëmijë falso

15:06 | 11 Tetor 2017
Arbresh.info

Udhëheqësja e sektorit të pronësisë intelektuale në Doganën e Kosovës, Sadije Topojani ka treguar se ky sektor ka gjetur disa produkte si Coca Cola, Domestoss, produkte kozmetike, lodra për fëmijë, si dhe produkte tjera falso.

“Ne si doganë ndërmarrim masa në të gjitha procedurat doganore të parapara në kodin doganor të Kosovës. Deri më tani vlera e mallrave të ndalur si rezultat i pronësisë intelektuale kalon mbi 11 milion euro. Mi 22% tekstil, 20% pije alkoolike dhe jo alkoolike, 17% aksesor për femra që përfshin bizhuteri, dhe një përqindje e vogël produkte tjera ku hyjnë mbathjet”, ka thënë ajo në emisionin ‘Dogana në Aksion’.

Topojani thotë se rRezikshmëria nga këto produkte falso është e lartë pasi që sipas saj nuk dihet çfarë përmbajnë këto produkte.

“Kemi ekspozuar disa produkte që janë falso për ti informuar qytetarët me rrezikun që mund t’iu shkaktohet. Fokusohem tek lodrat për fëmijë ku janë konfiskuar nga dogana. Këto lodra janë pirate që shkelin të drejtat e autorit. Pastaj pijet e Coca-Colës janë falso dhe tëi rrezikshme për shëndetin e njeriut. Ka edhe produkte tjera që ndikojnë indirekt si spreji i Coca-Colës që përdoret nga fëmijët është falso dhe nuk dihet çfarë përmbanë. Ka edhe produkte tjera higjienike si domesstas që është munduar të jetë si domestos origjinal por është falso dhemud të jetë i dëmshëm për shëndetin. Po ashtu ka edhe produkte kozmetike për femra dhe produkte të tjera”, ka treguar ajo transmeton arbresh.info.

Topojani ka thënë se këto produkte mund ti vërejnë qytetarët tek çmimi që mund të jet i lirë për xhepin por sipas saj i shtrenjtë për shëndet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme