Është anuluar tenderi për furnizim me ushqim për punëtorët në Minierën në Stantërg.
Në njoftimin për anulim të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se është anuluar pasi një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik e ka kërkuar atë, shkruan arbresh.info.
“Një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit”, thuhet në njoftim.

E, anulimi ka ardhur edhe pasi kanë aplikuar katër operator ekonomik.
Ndërsa me hapjen e tenderit, vlera e parashikuar e kontratës ishte 520.000 euro.
Aty gjithashtu ishte bërë e ditur se ishte shkurtuar afati për dorëzimin e tenderëve që në mënyrë që të bëhej më shpejt furnizimi.
“Ne si Trepçë SH.A. momentalisht kemi një kontratë për shujta të thata për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia globale për një periudhë 70 ditshe. Me qellim që të mos kemi grevë të punëtorëve dhe pakënaqësi të krijuar për furnizim me ushqim dhe me qëllim të lidhjes së një kontratë të re në kohë pas skadimit të kontratës aktuale kemi bërë shkurtimin e afatit të dorëzimit të tenderëve pasi nga përvoja e krijuar kemi pasur probleme në lidhjen e një kontratë afatgjatë për Furnizim me shujta të ngrohta për punëtoret në Minierë”, thuhej në njoftim./arbresh.info/

Ajova vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpu...
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...
Kili përballet me zjarre të mëdha – të paktën 19 të vd...