Më datën 26 dhjetor 2019 Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës miratoi amandamentimet e “Rregullores për Instrumentet e Pagesave Elektronike”, të cilat hyjnë në fuqi nga data 01 shkurt 2020.
Me anë të këtyre ndryshimeve klientët e bankave mund t’i përdorin kartelat e tyre për kryerjen e pagesave për blerjen e mallrave dhe shërbimeve, përmes të gjitha terminaleve POS pa marr parasysh se cilës bankë i përkasin, pa aplikim të kostove shtesë.
Këto ndryshime janë të bazuara në praktikat dhe standardet e BE-së, të cilat kanë për qëllim rritjen e përdorimit të kartelave dhe instrumenteve tjera të pagesave elektronike, si shërbime më efikase me kosto më të ulët për ofruesit dhe përdoruesit e shërbimeve të pagesave.
Prandaj, me anë të këtij njoftimi i inkurajojmë të gjithë qytetarët të përdorin kartelat e tyre për pagesë, si mjete të sigurta pagese pa ndonjë kosto shtesë. /arbresh.info/
Linku i Rregullores:
file:///C:/Users/kahmeti/Desktop/Rregullore%20per%20Instrumentet%20e%20Pagesave%20Elektronike.pdf
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...