Për 200 mijë euro, dy kompanive të mëdha në Kosovë pritet t’u ngritën shpenzimet pas kalimit në tregun e lirë energjetik në Kosovë. Kështu të paktën thotë pronari i tyre, e që sipas një kalkulimi bizneset brenda një viti pritet të dëmtohen për 130 milionë euro. Njohës të fushës deklarojnë se bizneset është dashur të informohen më herët për kalim në treg të lirë, në mënyrë që të kishin më pak dëme.
Dy bizneset e Hamdi Malushajt, me 1 mijë e 340 punëtorë, nga qershori do të kalojnë në tregun e lirë energjetik. Malushaj thotë se me kalimin në tregun e lirë shpenzimet brenda vitit do t’i rriten për 200 mijë euro.
“Efekti financiar është 200 mijë euro më shumë në vit, kemi efekt financiar të theksuar. Sipas analizave ka dalë që ofertat e para që kanë ardhur nga KESCO janë dyfishi i tregut rajonal”, tha ai.
Malushaj ende nuk ka arritur marrëveshje me ndonjë operator energjetik, e sipas tij, oferta që u është ofruar bizneseve deri më tani, është për 264% më e lartë. Ai thotë se rritja e tillë e çmimit të energjisë i dëmton bizneset për 130 milionë euro.
“Nuk ka asnjë logjikë, sortimi i bizneseve në numër të punëtorëve që nuk lidhet me energjinë hiq, që nuk lidhet me qarkullim, por është një përfshirje sa më e madhe e tregut që dikush të përfitojë shumë. 13 milionë i ka humbje buxheti i Kosovës prej tatimit në fitim që do t’i kishin bizneset”, shtoi ai.
Sipas ish-kryesuesit të bordit të drejtorëve të KOSTT-it, Jeton Mehmeti, bizneset është dashur të informohen më herët në mënyrë që të përgatiteshin për liberalizimin e tregut të energjisë.
“Në kushtet normale, vendimet e ZRRE-së janë vendime të pavarura, por do të duhej të kishte komunikim ndërinstitucional që të kishte përgatitje. Për vendimet e tilla që kanë një impakt të jashtëzakonshëm, si te qytetarët ashtu edhe te komuniteti i biznesit”,
Mehmeti tregon edhe se si shkon përcaktimi i çmimit të energjisë në tregun e lirë.
“Bursa e OPEX-it kryesisht që është bazë për tregun evropian, gjithashtu edhe ALPEX, e cila është një bursë e themeluar kohët e fundit që është nga Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Shqipërisë dhe Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Kosovës, janë këto dy bursa të themeluara dhe ekzistojnë pikërisht për të ndikuar në zbritjen e çmimit, ku oferta dhe kërkesa prehen”, shtoi ai.
Nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kanë thënë se deri më tani bizneset kanë marrë oferta për furnizim me energji elektrike vetëm nga KESCO, për çka edhe kanë ngritur dyshime. Mirëpo nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike i kanë thënë RTK-së se edhe furnizuesit tjerë, nga 19 sa janë gjithsej në Kosovë, do të jenë të gatshëm në momentin që bizneset do t’u drejtohen.
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...
FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër...
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...