Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka deklaruar se e Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të punojë me përkushtim në fuqizimin e bizneseve vendore, sepse zhvillimi i sektorit privat është i një rëndësie tejet të madhe për rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës në vendin tonë.
Bajrami këto komente i bëri gjatë vizitës së tri kompanive përfituese të granteve të ndara nga MTI dhe BE. Bashkë me ministren Bajrami ishte edhe shefi i operacioneve të Zyrës së BE-së në Kosovë, Christof Stock dhe Patrik Shirak nga IOM-i.
Sipas një komunikate të MTI-së, vizita kishte për qëllim njohjen me rezultatet e investimeve që kanë bërë kompanitë përfituese të këtij granti në rritjen e kapacitetit prodhues dhe krijimit të vendve të reja të punës.
Me këtë rast, ministrja Bajrami përgëzoi menaxherët e të trija kompanive – “KUK Commerce,” dhe “ECOTERM” nga Prizreni si dhe kompaninë “VLLESA” me seli në Suharekë – për linjat e reja prodhuese të cilat i kanë lëshuar në funksion.
Menaxherët e kompanive përfituese u shprehën falënderues për mbështetjen e ofruar nga MTI dhe BE, dhe thanë se falë këtij projekti ata kanë arritur të zgjerojnë kapacitet in e tyre prodhues që u ka mundësuar atyre të pozicionohen më mirë në tregun e Kosovës si dhe të realizojnë eksporte edhe në tregjet ndërkombëtare.
Inter i mbyll derën edhe njëherë tjetër gjigantit turk për C...
Pacolli: Vazhdojmë betejën për Aeroportin e Vlorës, nuk do t...
Kapen mbi 30 mijë euro në veturën e drejtuar nga një serb në...
E bujshme: Galatasaray nis kontaktet me mesfushorin e Real M...
Një qytet në Japoni mbylli gati 100 shkolla sepse një ari u ...
Vazhdon numërimi, këta janë 10 më të votuarit nga Aleanca