Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar se ka konfiskuar pasurin të tatimpaguesve borxhlinj në emër të borxhit rreth 200 mijë euro.
“Administrata Tatimore e Kosovës ka vazhduar edhe sot me konfiskimin e pasurisë së tatimpaguesve të cilët kanë obligime të pashlyera, me ç ‘rast janë konfiskuar pasuri tek një pjesë e tatimpaguesve nga sektori i parkingjeve të automjeteve në Prishtinë, ku është konfiskuar pasuri në emër të borxheve në vlerë rreth 200 mijë euro”, thuhet në njoftim.
Më tej, në njoftim thuhet se aktiviteti në fjalë është zhvilluar në asistimin e Policisë së Kosovës, ku i njëjti aktivitet do të vazhdoj edhe në sektorë të tjera gjatë ditëve në vijim.
“ATK në vazhdimësi do të ndërmarr veprime të ngjashme, për të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk i kryejnë obligimet tatimore, sipas Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat”, thuhet më tutje në njoftim. /arbresh.info/

Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...