Presidentja, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën që forcat serbe kryen mbi familjen Berisha në Suharekë, 27 vjet më parë.
Osmani thotë se në pragun e shtëpisë së tyre, aty ku duhej të mbretëronte jeta dhe siguria, anëtarë të familjes Berisha nga Suhareka u përballën me barbarinë e regjimit gjenocidal të Serbisë
“Në pragun e shtëpisë së tyre, aty ku duhej të mbretëronte jeta dhe siguria, anëtarë të familjes Berisha nga Suhareka u përballën me barbarinë e regjimit gjenocidal të Serbisë. 49 anëtarë të kësaj familje, prej të cilëve 19 viktima kanë qenë të moshës nën 18-vjeçare , u masakruan mizorisht, ndërsa trupat e tyre u zhdukën e u bartën gjetiu, në përpjekje për të fshehur krimin dhe për t’i shuar gjurmët e së vërtetës”, ka thënë Osmani në përkujtimin e kësaj dite.
Presidentja thotë se tre dëshmitarët, Vjollca me të birin Gramozin dhe Shyhretja mbetën jo vetëm dëshmitarë të një krimi të rëndë, por edhe zë i kujtesës që nuk shuhet.
“Kjo histori nuk është vetëm dhimbje, por thirrje për drejtësi. Është kujtesë që nuk lejohet të zbehet, sepse krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten. Kujtimi për krime sikurse ky janë themel i së vërtetës dhe i kërkesës për drejtësi”, ka thënë Osmani derisa ka përkujtuar këtë ditë.
Dy persona ndalohen në Kaçanik për transport ilegal të druve...
DW: Diaspora hungareze, çfarë do të ndodhë pas Orban?
Një burrë gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë
“Grazie Edi”, Meloni shpërndan postimin e Ramës për marrëves...
Gjiganti anglez me ofertë prej 90 milionë eurosh për Arda Gu...
Ndërron jetë i lënduari nga aksidenti me tren në Klinë