Ministri i Financave, Hekuran Murati priti sot në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, takim ky i cili filloi duke theksuar marrëdhënien dhe miqësinë e mirë që Kosova dhe Austria kanë ndërtuar ndër vite.
Përgjatë takimit, Murati theksoi mundësitë për bashkëpunim me kompanitë austriake, kompani të cilat kanë ekspertizën dhe njohuritë e nevojshme, e ku kjo pronë intelektuale e përkthyer në konteksin e Kosovës, mund të rezultojë me projekte të suksesshme në infrastrukturë, ndërtimtari, mjedis dhe fusha të tjera.
Ambasadori Schnetzer përmendi disa nga projektet e përbashkëta me MFPT-në, siç janë projektet për ndërtimin e rrjetit të ujërave të zeza në disa prej komunave, dhe theksoi vullnetin për të gjetur mundësi të reja bashkëpunimi në projekte infrastrukturore.
“Të dyja palët mirëpritën edhe marrëveshjen bilaterale për sigurimet shoqërore që do të përmbyllet së shpejti dhe e cila do të mundësojë që të gjithë kosovarët që kanë punuar apo vazhdojnë të punojnë në Austri pas arritjes së moshës së pensionimit të marrin pensionet në vendin ku ata jetojnë.”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Arbresh.info/
AAK: Mungesa e rezultateve në qeverisje, po e shtyn vendin d...
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin