Diskutime të ashpra po vazhdojnë në Kuvendin e Kosovës pas raportimit të kryeministrit Hoti për 100 ditëshin e qeverisë.
Pas akuzave të deputetit të VV-së, Fitim Uka, se Kosova ka vdekshmëri të lartë nga COVID-19, dhe se shifrat po manipulohen, reagoi edhe ministri Zemaj.
“Situata pandemike në Kosovë është e qetë, dhe debati është më i relaksuar. Këtu më bije ndërmend se kah referohen shtetet që nuk janë dashamirëse në Kosovë, sepse statistikat që i paraqiti një deputet këtu kanë qenë në Sputnikun rus, dhe kjo është për të ardhur keq, kur një deputet i Kuvendit i veshur me petkun e mjekut i gëzohet vdekjeve. Kosova në përballje të saj me pandeminë së bashku me kryetarët e komunave, shtabet e të tjera, mjekët e infermierët që ishin pranë, ky bashkim ky front i përbashkët tregoi që ne mund t’ia dalim në situata kur e tërë globi ishte përfshirë nga pandemia COVID-19”, tha Zemaj./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...