Tetovë, kafenetë dhe restorantet presin dritë jeshile nga qeveria për të filluar me punë

18:13 | 9 Maj 2020

Restorantet dhe kafenetë në Tetovë kanë filluar në mënyrë intensive përgatitjet për hapjen e tyre.

Shumica e lokaleve, adaptojnë teracat për largësinë e nevojshme, por edhe tavolinat që pas hapjes, do jenë më pak në numër në mënyrë që të respektohet distanca.

“Po avash avash kemi filluar me pastrimin, me dezinfektimin … Pra gjërat bazë kemi filluar t`i bëjmë t`i pastrojmë, tjetra mbetet të shohim nga rekomandimet e shëndetësisë, a do ia nisim apo jo”.

“Dezinfektimin e kemi bë, i kemi bë edhe përgatitjet, pra presim lajm nga Qeveria, për hapjen ose mos hapjen e lokaleve”.

Ndërsa mungojnë ende njoftimet zyrtare nga ana e institucioneve, pronarët e lokaleve thonë se kanë filluar përgatitjet ti bëjnë në bazë të asaj që e dëgjojnë në lajme.

“Por informacionin duhet ta jep Qeveria apo ministria, të dalin me prononcime konkrete dhe atëherë do e shohim nëse do vazhdojmë punën apo do rrimë edhe një kohë të mbyllur. Pengesa është e madhe sepse ne dy muaj jemi mbyllur dhe besoj nëse vazhdohet më tej me këto masa, ne do e kemi shumë problem mbijetesën”.

“Momentalisht nuk kemi aspak informata zyrtare, gjithçka bazohet në muhabete të çarshisë, siç janë ndarjet, distanca më e madhe më e vogël, por presim rekomandime konkrete” .

Banorët e Tetovës thonë se Qeveria sa më shpejti duhet të fillojë lehtësimin e masave dhe kthimin e jetës në normalitet.

“Mendoj se ka ardhur koha më të hiqet ora policore, dhe gradualisht njerëzit ti kthehen jetës normale të fillojnë të dalin, sepse kohëzgjatja e masave të mara nga Qeveria ka qenë e mjaftueshme”.

“Vërtetë kemi mungesë, kemi ndenjur për dy muaj mbyllur dhe nuk e dimë edhe njerëzit ku janë ku kanë shkuar”.

Pikërisht hapja e lokaleve, ditë më parë, përplasi Ministritë e Ekonomisë dhe atë të Shëndetësisë. Takimi i djeshëm, në të cilin morën pjesë vetë hotelierët, përfundoi pa marrëveshje.

Informacionet e para që morëm disa ditë më parë ishin se kafenetë do të fillojnë të pranojnë klientë nga e hëna, 11 maj. Ky propozim është akoma në tavolinë, por s’ka mosmarrëveshje midis përfaqësuesve të kafeneve dhe restoranteve dhe Ministrisë së Ekonomisë nga njëra anë, dhe Ministrisë së Shëndetësisë nga ana tjetër./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara