Qindra foshnje dhe fëmijë të vegjël po vdesin në Brazil

14:21 | 20 Prill 2021

Virusi corona vlerësohet të ketë mbytur 2,060 fëmijë nën moshën nëntë vjeç, përfshirë 1,302 foshnje në vendin e dytë më të madh në botë.

Më shumë se një vit pas shpërthimit të pandemisë, numri i të vdekurve në Brazil ka arritur nivele rekord.

Përkundër provave bindëse se Covid-19 vret rrallë fëmijë, 1,300 foshnje kanë vdekur nga virusi në Brazil.

Kur mjeku nuk pranoi të testonte djalin një vjeçar të mësueses Jessica Ricarta për Covid, ai tha se simptomat e tij nuk përshtateshin me profilin e virusit.

Dy muaj më vonë, djali vdiq nga ndërlikimet e shkaktuara nga kjo sëmundje.

Pas dy vitesh përpjekjesh dhe trajtimesh të pasuksesshme të fekondimit, Jessica Ricarte gati se hoqi dorë nga krijimi i një familjeje.

Dhe pastaj ajo mbeti shtatzënë dhe lindi Lucas.

“Emri i tij do të thotë i ndritshëm. Dhe ai me të vërtetë solli dritë në jetën tonë.

Ai na tregoi se lumturia mund të jetë shumë më e madhe nga sa e imagjinonim,” thotë ajo.

Ajo së pari dyshoi se diçka nuk ishte në rregull kur Lucas, gjithmonë jezan, humbi oreksin e tij./indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara