Shumë njerëz kohëve të fundit kanë qenë të sëmurë, megjithatë ata kanë rezultuar negativë kur janë testuar për Covid.
Një mjek anglez ka shpjeguar se pse po ndodh kjo, transmeton portal arbresh.info
Pavarësisht motit me diell të kohëve të fundit, shumë britanikë janë ankuar se ndihen të sëmurë dhe janë ende negativë për koronavirusin.
Doktor Ollie Hart, një mjek i përgjithshëm i Sheffield, tha: “Në praktikën tonë, mendoj se kemi parë një rritje të njerëzve që vijnë me simptoma të gripit ose të ftohjes. Ndihet si më shumë se zakonisht për këtë periudhë të vitit dhe duket se ka një dukuri mjaft të lartë.
Sipas tij, këto infektime të reja vijnë si pasojë e heqjes së kufizimeve, pasi ata nuk është se bëjnë kujdes, megjithatë ai shtoi se infektimet e reja janë një “përqafim” mes koronavirusit dhe gripit.
“Njerëzit nuk duhet të kenë panik. Ne pothuajse kemi harruar se si është të kesh një kollë të zakonshme ose të ftohtë që nuk është Covid,” këshilloi ai.
“Nëse jeni klinikisht i prekshëm ose keni një gjendje shëndetësore kronike, duhet të bëni pak më shumë kujdes, por për shumicën e njerëzve, ne duhet të kujtojmë sensin e përbashkët për menaxhimin e sëmundjeve të zakonshme të përditshme”, shtoi ai.
Norovirusi është gjithashtu në rritje dhe një raport zbuloi se nga java e nëntë në javën e 10 të 2022, shpërthimet e virusit u dyfishuan.
Njerëzit që po përjetojnë ndonjë nga simptomat – duke përfshirë rrjedhjen e hundës, dhimbje koke dhe kollë – duhet të pushojnë shumë dhe të qëndrojnë të hidratuar derisa të shërohen, thotë mjeku./arbresh.info/
Ushtarët e Zvicrës do të qëndrojnë në Kosovë deri në vitin 2...
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit