Një paciente humbi jetën ditën e sotme (16 qershor) në spitalin infektiv.
Teksa dyshohet se 58-vjeçarja mund të kishte ndërruar jetë nga Covid-19, ka ardhur dhe reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë sqaron se, referuar shërbimit infektiv, pacientja 58 vjeçare qe ka ndërruar jetë ka qenë asimptomatike për covid19 dhe ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes tumorale.
58 vjeçarja vuante nga leukoza akute, formë e rëndë progresive si dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, diabet mellitus, hipertension.
Në 24 orët e fundit u regjistruan 82 raste të reja me Covid-19 dhe u shënua një viktimë.
Deri më tani në vend janë konfirmuar 1,672 të infektuar dhe 37 viktima./oranews
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...