Oxford është duke përgatitur një vaksinë kundër koronavirusit të ri

23:43 | 21 Janar 2021

Shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit po përgatiten të prodhojnë versione të reja të vaksinës sa më shpejt të jetë e mundur, të cilat do të jenë në gjendje të luftojnë llojet e reja dhe më ngjitëse të koronavirusit.

Sipas The Telegraph, ekipi që qëndron pas vaksinës nga Oxford dhe Astrazeneca po kryen studime të fizibilitetit në mënyrë që të adaptojë teknologjinë për prodhimin e versioneve të reja të vaksinës, transmeton portal arbresh.info

Një zëdhënës i universitetit tha se Oxford po monitoronte nga afër ndikimin e llojeve të reja të koronavirusit të zbuluara në Mbretërinë e Bashkuar, Afrikën e Jugut dhe Brazil në imunitetin e siguruar nga vaksina e tyre dhe po vlerësonte proceset e nevojshme për të përshtatur vaksinat sa më shpejt të jetë e mundur për të luftuar mutacionet e Covid-19.

Gazeta kujton se kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se organi rregullator kombëtar për ilaçet do të jetë i gatshëm të japë miratimin për versionet e reja të vaksinës kundër Covid-19, në mënyrë që të parandalohen varinatet e reja të koronavirusit që do të mund të shfaqen në të ardhmen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara