Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka vlerësuar se Qeveria është duke u përzier në organizmin e jetës fetare në Kosovë.
“Ka ndërhyrje direkte të Qeverisë”, është shprehur ai.
“Kosova ka hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave dhe shumë vende kanë hapur xhamitë. Pse vetëm Kosova të privohet nga falja e namazit në xhami? Deri më tani edhe vende e rajonit dhe BE-së. Lugina e ka thyer e para këtë barrierë dhe numri i rasteve nuk është rritur që prej praktikimit të namazeve”.
“Kufizimi le të jetë për të gjithë dhe lehtësimi të jetë për të gjithë. Pse aktivistëve të Vetëvendosjes u lejohet të mbajnë protesta në shesh dhe besimtarëve nuk u lejohet ta falin namazin? Qeveria nuk po e respekton BIK dhe besimtarët. Është e padrejtë qe vetëm besimtarët myslimanë mos të shkojnë në xhami. Është e padrejtë. Ka ndërhyrje të Qeverisë në punët e BIK”, njofton klan kosova.
Kelmendi është shprehur se hapat e BIK për konsultimin e ekspertëve janë për t’u respektuar.
KFOR ndan medalje për ushtarët nga Italia, Kroacia dhe Maqed...
Brenda 24 orëve mijëra kosovarë i’a mësyjnë Shqipërisë...
Negociata të reja për luftën në Ukrainë në Turqi?
Vazhdon vala e arrestimeve në Turqi, 30 të arrestuar nga Sta...
Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë më 5 qers...
Sulmet ruse vrasin të paktën shtatë persona në Ukrainë