Pasditen e së premtes mbërriti trupi i pajetë i mjekut Drini Dobi nga Italia, ku edhe humbi betejën me Covid-19. Në aeroportin e Rinasit përveç familjarëve, kishin dalë edhe kolegët e mjekut të njohur.
Në një mesazh të tyre, ata vlerësojnë Drini Dobin si ikonë e bluzës së bardhë. Pas studimeve të lartë në degën Mjeksi, Doktor Dobi, u specializua në Shërbimin e Neurologjisë së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në vitin 1998.
Plotësoi arsimimin e tij prej vitit 2003-2004, në masterin “Rehabilitimi fizik në Sëmundjen e Parkisonit”, duke vijuar më 2011 me titullin Profesor Doktor pranë Departamentit të Neuroshkencave të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës. “Një njeri i madh, i cili pas çdo sakrifice, fillonte një të re gjithmonë në shërbim të mjekësisë, pacientëve dhe dijeve.
Përpjekjet e tij për t’i ardhur gjithmonë në ndihmë njerëzve nuk reshtën kurrë”, thonë kolegët e tij, që e cilësojnë si simbol të sakrificës, humanizmit dhe simboli i ‘Bluzës së bardhë dhe propozojnë që pavioni i neurologjisë të mbajë emrin e tij./tch
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...
Haxhiu: Mësuesit po formojnë brezat që do ta zhvillojnë Repu...
Rusia po informon Iranin për objektivat e SHBA/Hegseth: S’je...
Policia në veri të Mitrovicës arreston një person për vrasje...