Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në një intervistë për “Sllobodna TV” ka folur rreth gjendjes me coronavirusin në vend, si dhe paralajmërimet për lehtësimin e masave.
Ai tha se gjatë ditës së djeshme është biseduar për lehtësimin e disa masave, ndërsa do të finalizohen. Filipçe deklaroi se duhet të finalizohet gjithë plani detal dhe rekomandimet për funksionim, përcjell telegrafi maqedoni.
“Materiali gjithpërfshirës është përgatitur, por kur do të jetë data, do të diskutohet sot. Ne kemi bërë një model autentik sipas karakteristikave të popullatës. Dy shtete nuk mund të krahasohen njëri me tjetrin. Mendoj se kemi bërë model të suksesshëm për luftën ndaj virusit. Lehtësimi i masave të bëhet vetëm në disa qytete dhe rajone është e vështirë, pasi që nga fillimi kemi pasur qasje nacionale. Edhe lehtësimi do të jetë ashtu”, tha Filipçe.
Ai shtoi se me lehtësimin e masave ndaluese, nënkuptohet që nëse respektohen të njëjtat do të ketë ulje të transmetimit të virusit.
“Ne jemi ndër vendet e para në Evropë që rekomanduam bartjen e maskave, që nëse respektohet ka mundësi serioze, edhe nëse lirojmë lëvizjen e qytetarëve, të parandalohet virusi”, tha Filipçe.
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin