Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti është shprehur kundër vaksinimit anti Covid për fëmijët që janë të shëndetshëm.
Sipas tij vaksina duhet bërë për fëmijët që kanë sëmundje, por kurrsesi për ata në gjendje të mirë shëndetësore, pasi siç shpjegon ai ata e kalojnë lehtë koronavirusin.
“Për fëmijët që kanë sëmundje, patjetër që duhet të vaksinohen. Këtu nuk ka asnjë lloj dyshimi. Por, përsa i përket fëmijëve të shëndetshëm nuk ka një përfitim madhor, sepse fatmirësisht nga pikëpamja e sëmundjes, ata që e kalojnë në mënyrë natyrore, e kalojnë shumë lehtë. Një llogaritje e bërë nga organet zyrtare të Britanisë së Madhe, thotë që duhen vaksinuar 25 mijë fëmijë, që të evitohet një shtrim i vetëm në spital”, – tha mjeku për TCH.
Shqipëria ka miratuar vaksinimin ndaj Covid për fëmijët 12 vjeç e lart për ata që kanë sëmundje kronike dhe 15 vjeç e lart për fëmijët e shëndetshëm.
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...