Dy nga spitalet e Madridit po përdorin një sistem që ndihmon monitorimin e pacientëve të sëmurë në mënyrë kritike, jo-komunikativ në pavijonet e Covid-19.
Sistemi Mdoloris monitoron systemin nervor autonom të personit i cili në mënyrë të pavetëdijshme rregullon proceset e trupit duke përfshirë frymëmarrjen, shtypjen e gjakut dhe rrahjet e zemrës, raporton BBC.
Mjekët thonë që niveli i dhembjes së një pacienti normalisht do të matet duke regjistruar një numër matjesh të ndara, por ky system i lejon mjekët të shohin me një vështrim nivelet e shqetësimit ose dhembjes që një pacient mund të ketë ndërsa është i qetësuar.
“Në stadet e rënda të sëmundjes kur nevojitet frymëmarrja artificiale është e rëndësishme të qetësohet shumë apo edhe të paralizohet pacienti. Është e rëndësishme që të zvogëlohet aktiviteti i trurit dhe për këtë arsye kjo teknologji është e rëndësishëme sepse na lejon të kontrollojmë sasinë e qetësuesve të dhënë dhe analgjezisë duke shmangur mbidozimin apo nëndozimin,” tha dr. Carlos Chamorro-Jambrina, transmeton arbresh.info/
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...