Covid-19: Ky qytet italian nuk ka më vend në varreza

23:22 | 16 Prill 2021

Punëtorët e varreza në Romë kanë protestuar sot për numrin e madh të varrezave në qytet dhe thanë se autoritetet nuk kanë qenë në gjendje që të përballen me numrin e madh të njerëzve që kanë humbur jetën nga Covid-19.

Reuters raporton se drejtorët e varrezave të qytetit thanë se më shumë se 2,000 trupa po mbaheshin në një krematoriumin e vetëm të romës, i cili mund të kryejë rreth 50 djegie në ditë, ndërsa për shkak të numrit të madh të varrimeve, morgat në varrezat e tjera janë plot, transmeton portal arbresh.info

“Çdo disa ditë ata na tregojnë se varrezat janë bllokuar dhe se nuk ka më vend për të pritur të vdekurit,” tha Giovanni Cacioli, kreu i Federatës Italiane të Punëtorëve të Varrimit.

Italia është përballur me një numër të madh vdekjesh dhe të infektuarish me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Vendi ka hyrë tre herë në izolim për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve.

Një pjesë e Italisë vazhdon të qëndrojë e mbyllur, ndërsa procesi i vaksinimit është duke shkuar shumë ngadalë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara