Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore, njofton se nga 2.778 testime janë regjistruar 256 raste të reja me coronavirus.
Prej rasteve të reja 160 janë në Shkup, Kumanovë 32, Prilep 9, Kavadar, Strumicë dhe Strugë 6, Manastir dhe Resnjë 5, Kriva Pallankë 4, Veles 3, Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë 2, dhe nga 1 në Shtip, Sveti Nikole, Dibër, Radovish, Kratovë dhe Makedonski Brod.
Gjatë 24 orëve të fundit ISHP regjistroi 545 pacientë të shëruar dhe 31 të vdekur. Prej pacientëve të vdekur nëntë janë nga Shkupi, gjashtë nga Gostivari, tre nga Tetova, Kumanova dhe Strumica, 2 në Kërçovë dhe nga një në Manastir, Veles, Gjevgjeli, Dibër dhe Makedonski Brod.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 181.875 pacientë me coronavirus, ndërsa prej tyre 162.060 janë shëruar dhe 6.184 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 13.631./arbresh.info/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...