Kuvendit të Kosovës i kërkohet në mënyrë urgjente, të përshpejtohen procedurat për aprovimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike pas pandemisë COVID-19, në mënyrë që të mund të sanojmë pasojat e shkaktuara në ekonominë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë zv,kryeministri Besnik Tahiri.
Postimi i plotë:
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nënshkrova Vendimin me të cilin kërkova nga Kuvendi i Kosovës, që në mënyrë urgjente, të përshpejtohen procedurat për aprovimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike pas pandemisë COVID-19, në mënyrë që të mund të sanojmë pasojat e shkaktuara në ekonominë e vendit tonë.
Në këtë kohë, të gjitha vendet po ballafaqohen me pandeminë e cila ka shkaktuar pasoja të mëdha duke marrë jetëra njerëzish, njëkohësisht ka penguar edhe lëvizjen e lirë të njerëzve e të mallrave dhe ka dobësuar zhvillimin ekonomik. Prandaj, kësaj situate do t’i përgjigjemi me përkushtim dhe vullnet të plotë, në mënyrë që ne si institucione shtetërore të kryejmë detyrën tonë karshi nevojave të qytetarëve tanë.
Edhe në të ardhmen , Qeveria e Kosovës, do të përkujdeset për trajtimin e temave të cilat kanë të bëjnë me interesin qytetar, e veçmas në situata kur duhet vepruar në mënyrë emergjente. Presim bashkëpunim nga Kuvendi dhe të gjitha partitë parlamentare./arbresh..info/


Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...
Franca sekuestron një cisternë nafte të dyshuar si pjesë e “...
Mot kryesisht i vranët të premten, temperaturat deri në 7 gr...
AS Roma merr fitore të madhe ndaj Stuttgartit në Ligën e Evr...